Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka replikuar me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku për marrjen e 500 milion eurove hua.
Ahmetaj ka reaguar në faqen e tij të Facebook duke thene se krahasimet e deputetes së PD-së janë pa lidhje. Sipas tij është një llojë si të krahasosh një mollë me një qepë, apo me një kastravec. “Zonja Tabaku, gëzohu edhe ti sot, se ka fituar Shqipëria dhe nëse qeveria ia ka dale ta sjelle deri ketu ne vetem katër vjet Shqiperine, ka kaq shume akoma per te bere edhe per PD kur te vije ne qeveri një dite (nese), sa te siguroj qe trishtimi yt sot eshte absurd!
Unë e di qe ti e do Shqipërinë te paktën njesoj sa une zonja Tabaku dhe e di qe edhe ekonominë e do shume, paçka se e kupton pak. Por dashuria jote për Shqipërinë me mjafton sot qe une te mundohem te ta thyej trishtimin.
Ti ben krahasime pa asnje lidhje e nderuar zedhenese e ekonomise se partise qe e shkaterroi ekonomine (po ti s’ke asnje gisht ne ate shkaterrim, te kuptohemi). Mali i Zi sot, eshte 3.95 (me borxh 55%) zonja Tabaku, ndersa Maqedonia eshte sot sa ne, rreth 3.55 pra edhe pse ka BB rating!
Krahasimi me dje nuk behet me vendet e tjera zonja Tabaku, se eshte njesoj si te krahasosh nje molle me nje qepe apo nje kastravec, po behet me vetveten”, shkruan Ahmetaj.
Ndërkohë që deputetja e PD-së i është përgjigjur po ne rrjetin social. Tabaku ka thënë se Eurobondi është një borxh dhe se krahasimet me normat e interesit me para dy vitesh nuk qëndrojnë.
“Eurobondi është borxh! Nëse ministri e ka të vështirë ta kuptojë mundet fare mirë të marrë mësime nga më të vjetrit dhe specialistët që kanë studiuar për ekonomi! Krahasimi i normës së interesit sot me atë përpara dy vitesh, kur kushtet ishin të ndryshme dhe për më tepër kur afati maturimit të Eurobondit ishte i ndryshëm nga i sotmi, është t’i mendosh shqiptarët budallenj (është me të vërtetë të krahasosh zarzavatet).
Nëse ka një vend për krahasim ky është krahasimi me vendet fqinje, në kohët e sotme. Fjala vjen, Maqedonia arriti të marrë një Eurobond në fillim të këtij viti me një normë interesi rreth 1 pikë përqindje më të ulët(2.75 %), me investitorët e huaj që ishin të gatshëm të blinin rreth tre herë më shumë se sa ofruan për Shqipërinë. Mali i Zi gjithashtu mori një Eurobond të njëjtë me normë interesi 3.37%. Shqipëria e ministrit Ahmetaj me plot krenari e mori borxhin me normë më të lartë interesi se të dy vendet, me 3.55% dhe pastaj ministri u fry paturpësisht gjithë krenari”, shkruan Tabaku.