Aktualitet

Po kthehej nga dasma, vdes tragjikisht në aksident reperi grek














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:28 - 02/09/21 |
mapo.al

Reperi i njohur grek, Mad Clip, ose ndryshe Piter Anastasopoulos, humbi jetën në një aksident automobilistik, në orët e para të mëngjesit sot (2 shtator).






Aksidenti ndodhi në Vuliagmeni, periferi të Athinës, njoftojnë mediet greke.


Për arsye ende të paditura, reperi humbi kontrollin e automjtit, tip ‘Porsche 911’ dhe u përplas në një shtyllë.







Përplsaj ishte aq fortë, sa që reperi u bllokua në makinë për dy orë të tëra, deri sa ekipet zjarrëfikëse arritën ta nxjerrin nga makina.



<
>
Mad Clip3 Mad Clip4 Mad Clip2 Mad Clip1

34 vjeçari u dërgua në spital me plagë të rënda. Pavarësisht përpjekeve të mjekëve, artisti nuk mundi të mbijetojë, si rrjedhojë humbi jetën në spital.



Lexo edhe :  Aksidenti në Lezhë, Policia: U plagos një i mitur, jashtë rrezikut për jetën

Mad Clip po kthehej në shtëpi nga një dasmë, nga e cila kishte postuar shumë fotografi në llogarinë e tij në Instragram.

Kush ishte Mad Clip?
Mad Clip ose Piter Anastasopoulos ka lindur më 25 maj 1987 në Nju Jork konkretisht në zonën e Queens, derisa në 1999 babai i tij u transferua në Greqi për punë, duke marrë me vete familjen, kur Mad Clip ishte 13 vjeç.

Siç ka deklaruar në një intervistë, që në moshë shumë të re ai dëgjonte këngë hip hop.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas