Aktualitet

Po luan me ngjyrat e ndezura të flokëve! Look-u i ri i Kidës është bombastik









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:11 - 23/02/21 |
mapo.al

Që Kidës i pëlqen të bëjë ndryshime drastike në look, këtë e mësuam vitin që lamë pas.



Pak kohë më parë ajo na habiti të gjithëve, kur u shfaq me flokë bjond platin, siç nuk e kishim parë ndonjëherë. Me këtë look e pamë për rreth 3 muaj dhe u dashuruam të gjithë.


Nëse ju kujtohet në fillim të shtatorit, Kida i bëri flokët me një nuancë të lehtë rozë, por që si duket ishte e përkohshme sepse u rikthye sërish te bjondia.




Ndërkohë pas realizimit të klipit “Drunk” ajo erdhi me një look krejt të veçantë. Prej javësh u duk se ajo e shijoi shumë pamjen me flokët në ngjyrë banane të prera deri tek veshi.



Këngëtarja u rikthye tek bjondia, por nuk i rezistoi dot sërish tundimit! Duket se ngjyra rozë i pëlqeu aq shumë, sa kësaj here vendosi t’i lyejë rozë të ndezur dhe pamjet që ndau në Instagram na lanë pa fjalë.


Të bësh ndryshime kaq drastike do një guxim të madh dhe Kida është përfundimisht një super guximtare, prej së cilës presim ende surpriza.

42


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas