Aktualitet

“Po mbledhim kërpudha”, familjari rrëfen si humbi të afërmit nga helmimi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:00 - 09/05/21 |
mapo.al

Dalin të tjera detaje nga vdekja e 3 anëtarëve të një familje nga Kosova në Durrës. Familja Haliti, nëna, djali dhe nusja, të cilët jetonin në zonën e Gjirit të Lalzit, ishin helmuar nga konsumimi i kërpudhave, duke i marrë atyre jetën.






Është siguruar dëshmia e familjarëve të kësaj familje. Sipas tyre, nënë, bir e nuse kishin shkuar në pyll dhe kishin mbledhur kërpudha, të cilët i kishin konsumuar atë ditë.


Pasi kishin shfaqur shenja helmimi, kishin shkuar në qendrën Shëndetësore të Manzës ku kanë marrë serum dhe më pas janë përcjellë për në banesë. Por në shtëpi, duket se gjendja e tyre është përkeqësuar më shumë deri sa ka shkuar ambulanca nga Tirana i ka transportuar për në spital.





Vëllai i viktimës, tha për mediat se i kishin dërguar një foto ku i kishin treguar se ishin në pyll dhe po mblidhnin kërpudha.

Lexo edhe :  Tragjedia e tre qytetarëve nga Gjilani, prek vajza e viktimës: Jeni në Xhenet


“Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha qe ‘po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll’.”


Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital. Në polici djali tha se vëllai nena dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalëzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre.

2


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas