Një qytetar është përplasur këtë të enjte verbalisht me dy efektivë policie në sheshin “Skënderbej”, pasi këto të fundit janë përpjekur ta shoqërojnë në komisariat.
“Qeveria po na vjedh taksat”-kështu po shprehej qytetari përmes një megafoni të vogël, kur i janë drejtuar efektivët e policisë me argumentin se ka shkelur ligjin.
“Ku ke ligjin? Nuk dua të vij me ty. S’mund të vij me ty dhe të shkel ligjin. Ju më keni vjedhur 100 herë dhe unë i paskam fajet?! Më sqaro çfarë ligji paskam shkelur. Ja ta sqaroj unë ligjin, të nxjerr Kushtetutën”– u është drejtuar qytetari policëve, i revoltuar, teksa mundohej të nxirrte librin e Kushtetutës nga çanta e shpinës.
Për më tepër, shihni videon e mëposhtme: