Këngëtari i njohur në të gjithë botën, Huan Luis Londono Arias, ose shkurt siç e thërrasin të gjithë Maluma, kishte udhëtuar drejt rusisë për të parë kombëtaren e tij, Kolumbinë.
Por, mediat ruse shkruajnë se ai është përfshirë në një grabitje, në hotelin ku qëndronte. Grabitësit i kanë hyrë në suitën luksoze, dhe i kanë marrë disa sende me vlerë. Në ato momente, ai gjendej duke parë ndeshjen e Kolumbisë ndaj Japonisë.
Ata kanë marrë orët lukzose, bizhuteri dhe gjëra të tjera që kapin shifrën e 50 milionë rubla (800.000 dollarë). Maluma në këtë hotel po qëndron së bashku me të dashurën Natalia Barulich dhe shumica e sendeve të grabitura i përkasin asaj. Sipas policisë lokale çdo gjë është nën kontroll dhe ai është shumë mirë e po shijon ditët e tij të lumtura në Rusi.