Është padyshim një nga futbollistët më të mirë në botë.
Sulmuesi i transferuar në “Anfield Road” 5 vite më parë nga Roma, ishte protagonist në ndeshjen hapëse të Liverpool, fituar nga të kuqtë me rezultatin 4-1 ndaj Norwich.
Salah është një futbollist mjaft shoqëror, ku tifozët mund ta takojnë thuajse në çdo moment. Një fat të tillë e kanë pasur edhe dy vëllezër, të cilët pasi kanë identifikuar makinën e Salah kanë vrapuar drejt saj.
Tifozi i ri i Liverpool, Louis Fowler njoftoi vëllain e tij se ka gjetur 27-vjeçarin, por teksa po shkonte drejt tij, humbi ekuilibrin pësoi një dëmtim në hundë.
Por pavarësisht kësaj, Salah i dha mundësinë e një fotoje, çka bëri që djaloshi të harrojë dhimbjet.
@MoSalah thank you for coming back to check on my boys after Louis KO’d himself trying to get a wave! He loves you so much and the pain went away instantly when you came to give them a hug. A nose reset worth well worth it he said. You are a top man and a true gent! #EgyptianKing pic.twitter.com/wrmHc4vxB9
— Joe Cooper 🐺 (@joecooper93) August 10, 2019