Aktualitet

“Po nëse kjo gjë do të ndodhte në Tiranë?”/ Fotografia që shkaktoi reagimin e mediave serbe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 06/10/20 |
mapo.al

Fotografia e një djali të ri në autobus të Beogradit është bërë mjaft virale në rrjet, për shkak se shihet me një bluzë me simbole shqiptare.






E publikuar në faqen e Facebook “Drejtpërdrejt nga tramvajet dhe autobusët e Beogradit”, djali është vendosur në shënjestër nga shumë komentues serb.


Megjithatë, nuk kanë munguar komentet mbështetëse. Nisur nga kjo, “Kurir” shtron pyetjen se “çfarë do të ndodhte në Tiranë nëse dikush do të ecte i veshur me një fanellë serbe”.







Mapo sjell disa prej komenteve pozitive, shkëputur nga faqja “Drejtpërdrejt nga tramvajet dhe autobusët e Beogradit”:




– Gjithçka është e mundur këtu në Serbi, ne jemi një vend evropian.



– Çfarë ke bërë?

– Ai ka të drejtë të veshë atë që dëshiron. Mbi të gjitha, stema nuk është aq e dukshme. Nuk duket sikur ai synon të provokojë.

– Po të mos i kisha lexuar komentet, nuk do ta kisha kuptuar që është stemë shqiptare. Në përgjithësi, më shumë shqetësohem për ata që nuk mbajnë maska ​​në autobus ose i mbajnë nën hundë e flasin në telefon.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas