Kryesore

Po nuk e drejtuat anijen si duhet, nuk hyn në punë era e fortë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:02 - 24/09/21 |
Mapo.al

Teksa çdo sensor i publikut ëshë drejtuar nga PD, kjo parti po jeton një moment të vështirë që nëse do të menaxhohet mirë ka shumë mundësi që me pak alkimi të kthehet në një potencial. Debati në këtë forcë politike po prodhon kaq shumë energji, sa do të mjaftonte nëse do të ishte e kanalizuar në drejtimin e duhur, për të fituar disa zgjedhje.






E gjitha kontraston kaq shumë me çfarë po ndodh në kampin kundërshtar. Tek rilindja dallohen qartë shenjat e lodhjes nga pushteti i zgjatur që tani në nisje të mandatit të tretë. Dhe për më tepër, tendenca është për të mbyllur diskutimin, për të lejuar sa më pak kontestim, kritika. Dhe për të kontrolluar sa më shumë informacionin.


Kjo u vu re edhe me krijimin e Ministrisë enkas për të izoluar komunikimin, për të diktuar censurë, dhe për të mos lejuar askënd nga radhët e qeverisë për të folur pa marrë miratim në qendër.

Lexo edhe :  Kim: Ishim me PD kur mori pushtetin në vitin 1992, presim të festojmë sërish






Përpjekja për ta mbajtur nën kontroll strikt mendimin në PS mund të rezultojë me pasoja, duke qënë se kazani zien. U pa qartë në një mbledhje të shefave në Shkodër, se si shpërthyen akuzat për emërime, për ushtrim pushteti nga klane të caktuara.



Ndërsa në PD ngjan se janë hapur petët e lakrorit, dhe tanimë po flasin të gjithë. Po flasin demokratët, po analizojnë, gjykojnë, e sigurisht edhe po shajnë.



Po ngrenë zërin për tema që kanë qënë tabu.

Poqese këto zhvillime nuk do të udhëhiqen nga mllefi, nga inatet, shanset janë që turbina e ndezur të mbajë në fuqi një motorr gjigand.

Problemi është se nga do të jenë drejtuar velat.

Siç ka thënë shkrimtari i madh, Paolo Coelho, nëse anija nuk e di nga po shkon, nuk ndihmon era sado e fortë të jetë.

149


Etiketa: , , , ,

Pas