Aktualitet

Po priste për riatdhesim, i riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:34 - 16/07/20 |
mapo.al

Një 28-vjeçar shqiptar, emigrant në Itali, ka ndërruar jetë në Qëndrën e Qëndrimit për Riatdhesim në komunën Gradisca d’Isonzo, në rajonin Friuli Venezia Giulia.


I riu u gjet i vdekur në dhomën ku jetonte me një maroken, i cilli gjithashtu u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.


Në trupin e shqiptarit nuk janë vërejtur shenja dhune apo plagë dhe priten rezultatet e analizave për të mësuar shkakun e vdekjes së tij. Ai është gjetur gjatë kontrollit rutinë nga personeli i Qendrës së Qëndrimit për Riatdhesim.


Sipas mediave italiane, 28-vjeçari po kryente periudhën e karantinimit.


Pas ngjarjes, shumë emigrantë kanë shpërthyer në revolta, duke djegur dyshekë. Është dashur ndërhyrja e zjarrëfiksesve për të mbajtur nën kontroll situatën.


Etiketa:

Pas