Ditën e sotme zona e plazhit në Durrës, ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike. Shkak është bërë dëmtimi i një fideri si pasojë e punimeve që po bënte një shtetas person me inicialet Fatjon Xh,. në banesën e tij.
Sipas OSHEE “rreth ores 12:00, teksa punonte privatisht pranë banesës së tij, ai ka demtuar fiderin 20 kV, i cili furnizon me energji elektrike zonën e Shkallnurit (pranë zonës së Plazhit, Plepa, Durrës).
Kabulli u dëmtua teksa po gërrmohej për riparimin e murit rrethues”.
Menjëherë, pas konstatimit të ngjarjes, OSHEE Durrës kreu denoncimin në polici ndaj personit, i cili aktualisht ndodhet në komisariat, ndërsa nga ana e teknikëve po punohet për riparimin e dëmit dhe rikhtimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.