Një person është mbytur mesditën e sotme në “Plazhin e Ri” të Vlorës, pranë “Ujit të Ftohtë”. Mësohet se viktima është një i moshuar, i moshës rreth 70 vjeç. Ai është futur në det për t’u larë, por ka humbur jetën. Shkak dyshohet një atak kardiak që ai ka pësuar kur ishte në ujë.
Mësohet gjithashtu se i moshuari ka qenë duke pushuar i vetëm. Ky është rasti i tretë në Vlorë. Pak ditë më parë janë mbytur edhe dy pushues të tjerë, që gjithashtu kanë pësuar atak kardiak.
Ndërkohë në Durrës dhe Shëngjin dy të rinjë kanë humbur jetën duke u larë në det, fundjavën e kaluar.