Aktualitet

“Po qajnë, nuk kanë as të ushqehen”, arbitri i Superiores apel kryeministrit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 21/03/20 |
mapo.al

Klajdi Kola, arbitri i Kategorisë Superiore, prej katër ditësh ka mbetur në Frankfurt, pasi iu anulua fluturimi për në Beograd, nga ku do të rikthehej në Shqipëri. Kola, i gjendur në një situatë të vështirë dhe pasi Ambasade Shqiptare në Gjermani nuk po gjen një zgjidhje, publikisht i është drejtuar kryeministrit Edi Rama


“Z.Kryeministër, mirë fluturimin që na e anuluan, po ndoshta na vendos ndonjë autobus shteti vetëm për të ardhur në Shqipëri. Kemi disa ditë rrugëve sepse nuk na pranojnë as hostelat dhe as hotelet për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.


Na mblidh në ndonjë vend nëpërmjet ambasadës apo na jepni ndonjë zgjidhje alternative. Prej 12 vitesh i paguaj shtetit një shumë të konsiderueshme taksash dhe një ditë që më duhet shteti nuk më ndihmon. Na jepni një përgjigje të paktën.


Unë jam një dhe i ri, duroj, por mendo për familjarët me fëmijë. I kam parë të qajnë se s’kanë për të ngrënë. Ju lutem na jepni një zgjidhe”, shkruan Kola në postimin e tij të bërë në “Instagram”.


 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas