Aktualitet

Po shisnin drogën 40 mijë euro, arrestohen 4 trafikantët në Durrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:40 - 30/09/21 |
mapo.al

Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.






Gjatë operacionit të koduar “Porositësit”, i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, janë sekuestruar rreth 21 kg lëndë narkotike cannabis sativa, që do shitej kundrejt vlerës monetare 38.800 euro.


Policia ka arrestuar në flagrancë 4 poseduesit e lëndës narkotike, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.







Njoftimi i policisë:




Në vijim të kontrolleve të ushtruara, goditet dhe një rast i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në pronën e njërit prej shtetasve të arrestuar.



Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacione të mara në rrugë operative se disa shtetas ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar të koduar “Porositësit”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Lexo edhe :  U zhduk një muaj më parë, gjendet në Durrës 17-vjeçarja, arrestohet i riu

Admir Dedja, 25 vjeç, Beart Ismailaj, 24 vjeç, Hismet Toro, 33 vjeç dhe Misim Koldashi, 55 vjeç (i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike), të gjithë banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas vëzhgimit të pandërprerë dhe informacioneve të siguruara nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve dhe agjentët e Forcave Operacionale. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po tentonin të shisnin, kundrejt shumës 38.800 euro, rreth 21 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u gjet në garazhin e banesës së shtetasit Misim Koldashi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, në pronën e shtetasit Misim Koldashi, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas