Rajoni

Po shkonte në Bularat, shoqërohet në polici kreu i OMONIA-s














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:01 - 08/12/18 |
mapo.al

Kreu i OMONIA-s për Himarën, Fredi Bejleri është shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës teksa po shkonte në Bularat për ceremoninë e Konstandin Kacifas.






Sipas Report TV, në postbllokun e ngritur në lagjen ‘Punëtori’ në Kakavijë bashkë me Bejlerin, nga forcat e Anti-Terrorit janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë.


Fredi ose Dionis Beleri nga Himara dyshohet se ishte pjesmarrës me grupin grek MAVI më 10 Prill 1994 kur edhe u vra ushtari shqiptar, Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficeri Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena. Vrasje e dy ushtarakëve shqiptarë ndodhi në repartin e Peshkëpisë në Gjirokastër.







Ditën e sotme në Bularat të Gjirokastrës është zhvilluar ceremonia e të 40-ave të minoritarit grek Konstandin Kacifas. Në nder të tij për të kryer homazhe në varreza dhe në meshë kanë shkuar banorë të fshatit, nacionalistë të ardhur nga Greqia, Vangjel Dule dhe Spiro Ksera.

Lexo edhe :  E rëndë në Gjirokastër/ Përfshihet nga zjarri banesa, humb jetën 12-vjeçarja



1




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas