Po sikur Rama të kishte fituar gjyqin me Beketin?

Mediat do të ishin goditur me më intensitet se përpara dhe presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve do të ishin të përditshme.

Çdo media dhe gazetar do të ishte përpara alternativave: ose me Ramën duke punuar në shërbim të tij, ose përkundrazi tv, gazeta apo gazetar e opinionista do të detyroheshin të mbyllnin gojën nën presionin e e policisë dhe forcave të Renea-s.



Kërcënimi i gazetarëve dhe mbyllja e mediave do të ishte një lajm që do të kalonte në indiferencën e mediave të tjera, që i janë nënshtruar pushtetit të Ramës ose varen nga “shpërblimet” që u jep atyre me kushtin e shërbimit nda tij, siç bëri me 4 prill të 2019 kur, qeveria u dha 4 milionë euro në total disa prej televizioneve kryesore private në vend.

Por Rama dhe Veliaj me ndihmën e terrorit të forcave të rendit të Lleshaj, këtë e bënë edhe pasi e humbën gjyqin me Beketin dhe tani taksapaguesit shqiptarë, duhet t’i paguajnë pronarit të Agon Channel 130 mln euro, për padrejtësinë që i bënë biznesmenit italian, por sidomos informacionit të lirë në vendin tonë.

Rama u soll me Ora News sikur t’a kishte fituar gjyqin ndaj Beketit, i akuzuar me akuza të rënda siç po akuzohet pronari i Orës.

Por “pronarët” e Shqipërisë, Rama me bandën e tij, u japin vetes të drejtën kriminale, të kërcënojnë edhe gazetarët që denoncojnë abuzimet dhe keqmenaxhimin dhe betonizimin e Tiranës, siç bëri Veliaj me gazetaren Beti Njuma.

Gjuha që përdorin abuzuesit e pushtetit lokal dhe qeveritar, janë komunikime mafioze që kanë si qëllim imponimin e padrejtësive dhe grabitjet që po i bëjnë vendit tonë, pa patur asnjë institucion që kontrollon aktivitetet e tyre, pa Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë dhe duke përdor Spakun, kundër mediave të lira e që nuk proçedon kundër vendimeve antikushtetuese të Ramës për zgjedhjet lokale të 30 qërshorit dhe shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252