Një shqiptar doli përpara gjykatës në Gjermani, i akuzuar se posedonte materiale pornografike për fëmijë. Mes fotove dhe videove të abuzimeve seksuale, atij iu gjet edhe një me abuzim seksual mbi një fëmijë vetëm 1 vjeç.
Shqiptari doli në gjykatë në Mynih, kurse pranë i qëndronte e shoqja, e cila vetëm qante.
Avokati i shqiptarit u mundua që ta mbronte duke thënë se kjo i ka ndodhur për shkak se shqiptari është abuzuar seksualisht në vitin 1988 kur ishte në Shqipëri.
“Më kujtohej historia e abuzimeve të mia, ndaj kërkova të shihja foto të tilla,” tha shqiptari. Ai tha se i ka fshirë vazhdimisht imazhet, por policia i ka gjetur 154 foto dhe tre video në kompjuter, ndërsa 75 i janë gjetur në celular. Gjykata e dënoi dhjetë muaj provë dhe 500 euro gjobë. Ai do i nënshtrohet edhe terapisë. Gjyqtarja Vera Hoerauf e pyeti: “A keni fëmijë?”. Ai u përgjigj: “Po”. “A e keni menduar ndonjëherë nëse do e bënit këtë me fëmijët e tu?”. “Një ide e tmerrshme”, tha ai. Në sallë pasoi heshtje e gjatë.