Aktualitet

Po sillte në jetë fëmijën, vdes gjatë lindjes gazetarja nga Kosova






               Publikuar në : 15:21 - 19/09/19 |
mapo.al

Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani ka humbur sot jetën në spitalin e Budapestit, teksa po mundonte të sillte në jetë fëmijën e saj të tretë. Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka patur komplikime shëndetësore, që nuk janë mundur dot të luftohen nga ana e mjekëve.


Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka shprehur ngushëllimet e tij dhe konsideratat më të larta për Sylejmanin.



“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca. Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.

Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve. Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolege te RTK-se dhe me gjere pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta”- ka shkruar Kastrati në “Facebook”.

Ardita Sylejmani  ishte e martuar me Shpend Bllacën, i punësuar në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez. Gazetarja la pas vetes bashkëshortin dhe dy fëmijët.


Etiketa:

Pas