Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka shfaqur direkt në sytë e publikut, realitetin e një jetese të vështirë të një pensionisteje në Tiranë, duke e shoqëruar atë vetë hap pas hapi, në blerjet e ditës dhe më tej edhe në shtëpi.
“Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë” ka shkruar Basha nën videon, e cila i bashkohet nismës së tij prej politikani, titulluar “Po të dëgjoj”.
Vera i tregon liderit të demokratëve jetën e vështirë me djemtë dhe nuset pa punë dhe me një pension minimal, i cili nuk i del as për të paguar dritat.
Bashkëbisedimi:
Vera: Dy çunat pa punë, nuset pa punë. Vetëm 100 e sa mijë lekë ka paguar vetëm dritat.
Basha: Drtat dhe ujin
Vera: Pa ujin…unë marr një pension 182 mijë lekë.
Basha: Domethënë ty të shkon gjysme e pensionit më shumë se drita
Vera: Po ilaçet?
Basha: Me gjithë këto pagesa që bën, tani po shkojmë në pazar, çfarë arrin me ble?
Vera: Çfarë do blejë, dy patëllxhanë, dy kunguj, qepë, patate se s’yë del. Le që s’i kemi mësuar me lekë. Janë… ça të bëjmë.
Basha: Si e ka emrin furrxhiu i lagjes?
Furrxhiu: Skerdi
Basha: Skerdi, të lumshin duart.
Vera: Kjo është rutina e të gjithë nënave shqiptare. Të gjitha do bredhim ku është 5 lekë më lirë, 100 lekë më pak.
Basha: 130 mijë lekë të shkojnë vetëm këto të dyja. Sa e ke pensionin?
Vera: 182 mijë lekë.
Basha: Sa të shkojnë ilaçet Vera?
Vera: 40 mijë.
Basha: Se i ka këto kusure mosha, se kam dy prindër me ilaçe. S’ka vend as për dinjitet, me këto që më thua ti nuk ka asnjë vend për dinjitet.
Vera: Dhe shumë faleminderi se na bleve shegët.
Basha: Pa ça bleva shegë. Mirupafshim