Aktualitet

“Po të dëgjoj”/ Basha takon programuesit: E ardhmja juaj është këtu





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:06 - 14/02/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të turit “Po të dëgjoj” ka vizituar ambientet e Startup Albanian Business Partners. Basha bën me dije se drejtuesi i kësaj qendre vuri theksin te nevojat për politika të reja mbi taksat dhe arsimimin, ndërsa i siguroi të rinjtë se e ardhmja e tyre është këtu, nëse PD vjen në pushtet.


“Gjatë një vizite në Startup-in Albanian Business Partners për të dëgjuar rreth potencialit të sektorit. Drejtuesi i kësaj qendre vuri theksin te nevojat për politika të reja mbi taksat dhe arsimimin. Bisedova me programuesit e ardhshëm duke i siguruar se me vizionin e duhur qeverisës e ardhmja e tyre është këtu, në vendin e tyre, si garanci për mirëqenien e tyre dhe ekonominë shqiptare”, shkruan Basha.





Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas