67-vjeçari, P.S, ndërroi jetë brenda një pike Exchange në zonën e ish-bllokut, teksa po thyente paratë.
Sipas dëshmive, ai është ndjerë keq për një moment dhe më pas është rrëzuar në tokë. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë nga qytetarët, 67-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Fillimisht nga disa qytetarë u raportua për të shtëna me armë zjarri gjë që alarmoi edhe Policinë e cila mbërriti brenda disa çastesh në vendin e ngjarjes.
Por më pas rezultoi se i moshuari kishte pësuar arrest kardiak. Trupi i të ndjerit ndodhet në morgun e QSUT ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
LEXO EDHE:
U raportua për vrasje, 67-vjeçari vdiq nga arresti kardiak në ish-bllok
67-vjeçari ndërroi jetë teksa po thyente paratë, MAPO sjell pamjet e para nga ish-blloku