Sekuestrohen 225 mijë sterlina (rreth 250 mijë euro) në portin e Barit, të cilat po trafikoheshin në mënyrë të paligjshme drejt Shqipërisë.
Autoritetet doganore italiane i gjetën paratë në një furgon me targa angleze. Furgoni vinte nga Anglia dhe përmes portit të Barit, do të hynte në Shqipëri.
Paratë ishin të konfeksionuara në dhjetëra pako të mbështjella me qese plastike mbrojtëse, të fshehura në pjesën e sipërme të serbatorit të makinës.
Për nxjerrjen e tyre, u desh ndërhyrja e një mekaniku të specializuar. Drejtuesi i furgonit, për mosdeklarimin e vlerës monetare që po transportonte, është dënuar në bazë të ligjit italian me rreth 120 mijë euro – gjysmën e shumës së kapur.
https://youtu.be/2tZ_rhsM1UA