Aktualitet

Po shkonin drejt Kosovës, kapen 7 thasë kanabis në Morinë (FOTO)






               Publikuar në : 09:38 - 20/06/19 |
mapo.al

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa është kapur në Morinë. Droga ishte futur në 7 thasë dhe po transportohej drejt Kosovës. Policia ka arrestuar poseduesin e drogës, shtetasin N.B. Pas kontrollit të ushtruar këtij shtetasi, strukturat e kanë ndaluar për hetime të metejshme.

“Strukturat e Antitrafikut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Policinë kanë kapur një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të tipit kanabis sativa. Këto struktura kanë ndaluar shtetasin me inicialet N.B. i cili ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar drejt Kosovës, nëpërmjet pikes së kalimit kufitar të Qafë Morinës”.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas