Aktualitet

Po transportonte ilegalisht 3 emigrantë, në pranga 35-vjeçari në Pogradec














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 23/04/21 |
mapo.al

Policia e Pogradecit në bashkëpunim me strukturat e hetimit kriminal në Korçë kanë bërë të mundur kapjen e një 35 vjeçari i cili po transportonte ilegalisht 3 emigrantë.





Këto struktura policore në vijim të operacionit “Përmeti”, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit me iniciale F.F, 35 vjeç banues në Bitinckë të Devollit.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.





Ky shtetas, u kap nga shërbimet e Policisë në fshatin Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.



Njoftimi i plotë i policë

Lexo edhe :  Korçë- Përfundon numërimi, ja si ndahen mandatet

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë  dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. F., 35 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë në fshatin Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 6  emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas