Gjirokastër – Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa po transportonte një emigrant të paligjshëm në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet A.Sh., banues në Tiranë.
I riu u ndalua me automjetin e tij tip “Mercedez-Benz”, ndërkohë që po transportonte një emigrant të paligjshëm.
Në cilësinë e provës materiale, iu sekuestrua makina.
Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.