’’E pëlqej shumë artin,po jo artin bashkëkohor’’: fjalë, këto, jo vetëm të filistinit -ndonjëherë edhe të artistit të madh, por gjithmonë në lidhje me fushat e tjera të veprimtarisë artistike. E piktorit, në lidhje me muzikën, për shëmbëll.Në artin e tij artisti i madh është pashmangshmërisht bashkë kohor-persenë do ta shohomin në vazhdim.
Të mos e duash një vepër është së pari dhe në pjesën më të madhe të mos e njohësj atë :të mos njohësh në të njohurën.Shkaku I parë I refuzimit të një vepre është mospergatitjapër atë vepër.Njërëzirt e fshatit një hërë në qytet nuk hanin ushqimet tona.Si fëmijët ,refuzojnë ata të rejat.Kthejnë kokën vetvetiu.Nuk mshoh asgjë’’në këtë tabllo’’dhe për këtë nuk dua ta shoh-dhe pqr të pas,përkundrazi duhet parë,pikërisht,për ta dalluar.-fiksuar gjatë.Shpresë e zhgnjyer e syrit,mësuar të shoh’’në shikim të parë’’dhe domethënë-në vështrimj të parë,në veshtrimin e aruj që na ka udhëhequrnë gjurmët e tij.Mos-ta arrish të shohësh:të shohësh ne pleqtë-lodhje (ç’është pastaj prapambetja),në parandalimin filistim,në piktorin që nuk e do poezin bashkohore-fiksuar(e kohës së gjthë qënies).Në të tri rastet frika e mundimit, gjë e falshme gjersa nuk vihen në gjykim.
I vetmi rast I denj për respekt, domethënë I vetmi mospranim legjitim I një vepre:refuzimi I tij në një njohje të plotë.Po, e shoh,po,e kam lexuar,po,e njoh-por pëlqej (të themi)Tjutçevin me M.C.,dua gjakun tim dhe idetë e mia,dua atë që më është më I njgjashëm .
Secili është I lirë të zgjedhë të preferuarit e tij ose,.më mirë ,askush nuk është I lirë t’I zgjedhë:mua,për shëmbell do të më pëlqente shumë të doja shekullin tim më shumë se I kaluri po s’mundem.Nuk mundem dhe s’jame shtrënguar.Akush s’është I detyruar të dojë,por secili që nuk do është I detyruar të njoh:e para-atë që nuk do,e dyta-përse nuk do.
Të marrim ekstremin të rasteve-të kufozuar:mospranimin e veprës se vet nga ana e artistit.Koha ime mund te më disgustojë,une vetë mund t’I jap vetes neverinë në masen në të cilën une vet jam koha ime.Do të them më shumë (meqë!):mund të dua një vepër tjetër,të një shkulli tjetër më shumë se timen-dhe jo në baze të forcës së saj:me përjashtim e saj;një nën fëmija e një gruaje tjetër mund të jetë I dashur se fëmija I vet,që është krejt babait të tij (krejt koha e tij),por fëmijës sim-fëmijës së shekullit-unë jam dënuar dhe s’mund të sjell në jetë një tjetër ashtu siç do të doja unë.Është fatale.Nuk mund të dua shekullin timmë shum se ata të kaluaron,por as edhe s’mund të kritikoj një shekull të ndryshëm nga imi;I krijuari s’mund të krijohet dhe që krijohet vetëm në të ardhmen.
Nuk na është lejuar t’i zgjedhim fëmijët tanë-ata të dhënët dhë ata të caktuarit.
E DUA POEZINE
’’E dua shumë poezinë, por jo poezinë bashkohore’’- edhe ky pohim, si edhe çdo tjetër anti – pohim i tij, pra : ’’E dua poezinë, por vetëm atë, bashkohore’’.Po e fillojmë nga rasti më pak interesant dhe me të shpeshtë – atë të filistinit, për të arritur tek ai interestanti – i poetit të madh.
’’Poshtë Pushkini!, është klithma e përgjigjes së birit, ndaj klithmës së babait’’Poshtë Majakovskit’’- e djalit që ulurin jo aq kundër Pushkinit, sesa kundër babait. Britma ’’Poshtë Pushkini’’ është cigarja e parë e pirë para syve të babait i cili tani nuk pi më,por dhe që pi, jo dhe aq për shijen e tij sesa për të zëmëruar babanë. Jemi në kategorinë e zënkave familiare.(As djali,as babai në esencë, nuk merakosen kaq për Majakovskin, apo Pushkinin).Klithma gjeneratësh në konflikt.
Autori i dytë i britmës së filistineve,’’Poshtë Pushkini!’’është më i keqi i autorëve: moda Dhe mbi këtë autorkë s’do të ndalemi: frikë se mos nuk jemi me hapin e kohës, domethënë pranimin e farikacakërisë së tij. Pse të shqetësohemi kaq me filistejtë,kur nga kjo frikacakëri janë pushtuar edhe disa shkrimtarë: bishtrat. Bashkohësia ka përherë dy bishta: retrogardën dhe avanguardën – njëra më e keqe se tjetra.
Por klithma,jo e filistinit, klithma e shkrimtarit të madh (atëherë tetëmbedhjetë vjeçar) Majakovski:’’Poshtë Shekspiri !’’?
Vetmbrojtja e artit. Për të mos vdekur, ndonjëherë – duhet të vrasësh (para se gjithash-në vetvete).Dhe ja qe Majakovski hidhet kundër Pushkinit. I tiji – në të vërtetë – jo armik, por aleat,më bashkëkohësi midis poetevë të kohës së tij, krijues i epokës së tij,dhe armik vetëm sepse e kanë derdhur në gizë dhe hedhur ato kuintalë gizë mbi shpatullat e gjeneratave të ardhme.(Poetë ,poetë,me shumë se fama në jetë duhet t’u frikësohemi antologjive dhe monumenteve të pasvdekjes !). Klithje,jo kundër Pushkinit, por kundër monumentit të vet. Vetmbrojtje që konkludon.(që konkludoi), sapo krijuesi (luftëtari) rritet,bëhet i fortë.(Poema e shkëlqyer e Mjakovskit mbi takimin me Lermontovin,për shëmbull, është një vepër e viteve të pjekurisë).Por-veç rasti i veçantë i Majakovskit, pohimi, ’’e pëlqej shumë poezinë,por jo atë bashkëhore’’edhe ajo e kundërta’’ e pëlqej poezinë, por vetëm atë bashkohore’’, balancohen,domethënë vlejnë pak: asgjë.
Askush (veç vetëmbrojtje në gjakun e fundit të Majakovskit) që do poezinë s’do të thotë kështu,askush që e do me dashuri të vërtetë poezinë, nuk do të shkatërrojë veprat autentike të djeshme-dhe përgjithmonë-në favor të asaj që sot është autentike,askush që do me të vertetë nuk do të mund të harrojë që rusi nastojashe, do të thotë ’’prezente’’perveç se ’’autentike’’dhe në art ka kuptim vetëm kjo : askush nuk do të bëjë në ballafaqim me artin dhe natyrën, të njëtin krim që bëjnë njërzit e politikës, duke mbledhur mbi një terren të vetëm dhe unik kolonat e përçarjes.
Nuk do asgjë kush do vetëm një gjë .Pushkini dhe Majkovski do të kishin qënë miq,janë bërë tasëhme miq dhe në të vërtetë nuk janë grindur kurrë: Janë armiq midis tyre paramalësitë: majat merren vesh gjithmonë’’Nën qiell ka vend për të gjithë’’-këtë më mirë e dinë malet.Dhe këmbësorët e vetmuar.Por disa gjykime të të tjerëve: atij që ka humbur hapin, dikujt që është i lodhur së ecuri, ose dikujt që ka frikë të mbetët prapa, disa gjykime dhe preferenca të dikujt që nuk di ; neve ( pasi të jemi shpjeguar për këto) dhe të tjerëve (ende para shpjegimit) nuk i intereson asgjë.
Fraza e gdhendur mbi një shtyllë kufiri të bashkohësisë: në të ardhmen nuk do të ketë kufijë,në art kjo është realizuar tashmë; është realizuar për gjithmonë: Vepër universale është ajo që në përkthim, në një gjuhë tjetër dhe në një shekull tjetër-humbet më pak,nuk humbet asgjë: Pasi t’i ketë dhënë gjithçka shekullit dhe vendit të vet,i jep edhe një herë gjithë shekujve dhe gjithë vendeve. Pasi të ketë treguar gjer në cakun maksimal shekullin dhe vendin e tij,tregon pafundësisht gjithë atë që është jo-koha dhe jo-vendi: pergjithmonësinë.
EKZISTOJNË POETË TË LINDUR
Ekzistojnë poetë të lindur-Pastërnak. Ekzistojnë luftetarë të lindur-Majakovski. Dhe për një luftëtar të lindur – dhe që lufton për një ide të tillë – cilado rruge është më e favorshme se ajo e poetit.
Edhe një kundërvënie e domosdoshme. Megjithë dinamikën e tij Majkovski është statik : ajo levizje konstante,shumë e tendosur, homogjene,që përkon më pavleshmërinë. (Boshti i palëvizshëm i fugës. Fuga lëviz kur boshti ndalet).
Pasternak – dinamika e dy bërrylave të mbështetur mbi një tavolinë që mbajnë ballin e një njeriu që mendon.
Kështu i palëvizur është deti në qëndër stuhisë:
Kështu dinamik është qielli mbi të cilin vrapojnë retë:
Staticiteti i Majakovskit vjen nga statujëteti i tij. Edhe, ai, vrapuesi i tij me krahë te këmbët, është prej mermeri.
Majakivski është Roma. Roma e rektorëve, Roma e luftëtarëve.’’Carthago delenda est’’.(Mënyra e vetme për të fyer Majakovskin:’’Fytyrë statuje!’’).
Majakovski është një munument i gjallë. Satautja e një gladiatori me mish e kocka. Shikoni mirë të kërcyerit e ballit,orbitat e syve,xigomatikët,nofullat. A është një rus? Jo.Një punëtor. Në këtë fytyrë proletarët e të gjitha vendeve janë më shumë se të bashkuar – të ribashkuar, të shkrirë.Është një fytyrë kolektive si emri i tij. Emër anonim. Fytyrë pa fytyrë: Kështu si janë fytyrat me vulën e një bëmësi ndërkombëtar, fytyra e tij është vula e vetë proletariatit, dhe atë fytyrë të proletariatit do duhej ta stamponte mbi bankonotat dhe mbi pullat e tij.
Midids punëtorëve të të gjithë botës, Majakovski ishte në atë pikë njëri prej tyre, ishte gjer në atë pikë i tyre, sa mund t’u hidhte në fytyrë shtëllungat e tymit të duhani anglez nga pipa e tij angleze dhe bënte që t’u shkëlqente në sy verniku i këpucëve pariziene dhe i automobilit të blerë në Paris- vetëm gëzim: është një nga tanët që ka bërë fat dhe punëtorëve u flet me ti (gjithëçka te Pastërnaku është një «ju» shumë e tendosur, u flet me «ti» vetëm Gëtes, Rilkes dhe njerëzve të tillë. «Ti»-ja e vëllezërve, e dfishepujve, e të zgjedhurve. Te Majkovski: e zakonshmja «ti» midis shokësh). Në komunizëm Majkovski është gjer në atë pikë një si të tjerët që, megjithë prediktimet e tij Esenini: dhe këshillat komsomolases Marusja që deshi të helmohej sepse s’kishte kepucë me lustër (ishte pikërisht për ato këpucë që i dashuri e kishte lënë)-
Në marridhëniet të reja, dashuri të reja,
Kujto çdo cast: je poeti
dhe do të duket fyes romanthi i vogël
midis dy Ljubave e Vovave çfarëdo.
Megjithatë, Majkovski mundi të vrasë veten për një histori vetjake, për një dashuri jo të lumtur, me të njënjtën lehtësi me të cilën luante fort me letra. Secilit prej tyre i është e lejushme gjithçka, të huajve – jo. Njëri prej tyre, midis tyre.Vetëm, ata, punëtorët janë të gjallë, kurse ky është prej guri.
Kam frikë, pavarësisht nga funeralet e shtetit, pavarësisht nga nderimet kushtuar, përvajtimi i Moskës dhe gjithë Rusisë, pas vdekjes së tij, Rusia gjer sot s’e ka kuptuar mirë kë ka patur me Majakovskin. Dhe ka patur vëtëm një njëri të barabartë më të në Rusi (S’po them : mbi tokë, nuk them: në fjalën, them: në Rusi ). Nëse ai ishtei il panem (masteri), ky ka qënë il circenses (circusi), domethënë, hapi i shpirtit për t’u larguar nga buka, shpirti i parë Rus. Majakovski është njëriu i parë i ri i botës së re : I pari njeri i ardhshëm. Kush nuk ka kuptuar këtë, s’ka kuptuar asgjë për të. Dhe jo rastësisht, duke dëgjuar të recitohej ajo poezi e një punëtori, Pranvera, ku gjithçka përmblidhej në një të vetme – atij, të humburit, i thashë; i është kushtuar Majokovskit apo…
Proletariati mund të stampojë vetëm këto dy fytyra në bankonotën e tij. Duhet t’i stampojë këto dy fytyra.