Thursday, December 7, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

(Poezi) Arjola Zadrima

by ro ot
15/06/2019
in Mapo Letrare
0

ARJOLA ZADRIMA

Guri I Sizifit



Kjo dashni si guri në qafë,
e mprehtë
teh thike,
e mshehtë, e hollë,
e rrëmbyeshme
si përroi i thatë
kur digjet.
Kjo dashni e marrë
e urtë,
e bekueme
e djalltë
e mallkueme.
M’asht njeshë
bordurave të shpirtit
e më jeton,
më vret,
më helmon
më vetmon.

Dhe po këtë dashni
kam veshë prej krejet
te kambët,
pa bza , pa heshtë
e bardhë nën vello të zezë,
për me u dënu
a më u djeg , mbi turrën e kësaj jete,
mëkatnore
a thjesht shejtnesh
që s’mujt me dashtë tjetër
veç ty,
o thalp
o sy,
o frymë
o buzë
Ty mor…

 

N A N A

Jam grueja qê të kam dashtë
pa të njoftë.
Kam sakrifikue për ty,
kam kja,
kam qeshë, kam luejtë me ty.
Je dashnija që më ka luejtë mendsh,
më ke ba me thye krenarinë
çdo virtyt që kam veshë.
Je dashnija që më ka vra,
më ka dhimbtë,
kam mbajtë ndër krahë qysh se je lindë.

Jam ajo që ka me kenë
edhe kur të jesh vetë
Prind.
Mbani vesh, respekt të gjithë
unë jam , NANA

 

A M E N

Foli heshtjes teme
qi t’marrin frymë
fjalët,
e të shkruhen
në gjuhën e nanës të thonë
poezi,
prej gojësh, qi s’puthen…

Qiell ban dritë
për ata që duhen
pa guxim!

 

R O B I N

Kam ende kaq nevojë për ty Robin,
për një shikim të thellë,
një fjalë të butë,
për atë dridhjen e pavetëdijshme
të duerve.

Të gjithë ikën,
disa i përzuna, do të tjerë
lanë diçka prej lëkurës
dhe u zhdukën horizonteve blu,
ndokënd nuk e pashë kurrë në sy,

Kam ende kaq mall Robin
për gjithçka që na përshkoi si vetëtimë
nëpër kry, e nënqeshëm…

Mos e harro!

 

DASHTE   Z O T I

Dashtë Zoti, lumtunia derdhet rrugëve,
e ftyra t’kndueme
shkruejnë pentagrame dashniet!

Dashtë Zoti, ja u ndijmë gazin fmive,
tue buçit n’kohe të krejt stinëve,

E frut shejt çeltë
prej bulimit luleve.

Dashtë Zoti shpirtin e kulluet,
u a njohim miqve,
andrra u ngjizte
n’l’kura të rreshkna sa me njoftë dritën.

Ne dashtë Zoti sytë e njerzve,
falin paqe,
e dashni qelibar u rrjedh ndër damare.

Tue ulë kryet, n’ lutje shejte,
murmuris me vehte,
u dashte tanve Zoti si i doni tjerët!

 

 

M’duej

M’duej kur çmendem,
kur s’ke ma fuqi me m’ndalë.
M’duej, veç më duej si i marrë
edhe në atë pesë minutshin
ku e djeg botën mbarë
për dashninë tande.
M’duej kur rrëzohen
e çohem,
prej ferrit a territ
e të lypi në dritë
se bash në atë çast
buza më dridhet
krejt qielli yt më pihet
e Zoti fshehet
tue më pasë frikë…

Por ti m’duej
më puth e mu druej
se të kam fikë.

 

A N I

Sot më ke ikë për buzësh
m’je përvjell prej trupit valë, tinëzisht,
krejt uji i jetës
u derdh në gjurmët e ikjes tande
të pakuptim.

Ndërtuem fole fjalësh
ma të ngrohtë se dashnia,
ma të dlirtë se qielli
e u harruem natës pa hanë.

Tash ngjallem konkubinë
e një andrre
që vdes në ag të çdo dite
që s’jena.

E ti mbetë llavë vullkani të fjetun,
heshtja e jeme
e pavdekun.

Sot më ke ikë për duersh
e unë veç kam qeshë
se tanë këtë , vetë e kam deshtë
Ani!

 

 

Matane botes

Për të fundit herë në këtë jetë
shihen veç të gjallët.
Ata që ecin në kalldremin e qyteteve fantazëm,
kishat gotike
të Dielën lusin Pashkët,
unë rri.
Gjithmonë kam mendu se vij prej botës përtejme,
ku gjenezat i bajmë
me baltë e hi,
diku në thik malesh je ngjizë , ti.

Sa kisha dashtë
që në ditën e ringjalljes
të vish si KRISHTI,
në të majtën teme
e ti jap fund kësaj të rrejshme,
që nuk më përngjet.

Për të fundit herë
në këtë jetë lamë një lamtumirë,
e nji kujtim gri
që mi grish krejt sonatat e shpirtit,
por unë vij prej botës së përtejmë
ku nji ditë kena me u gjetë
sy më sy,
ndoshta veç me dashtë
a me u përhimu njaty…

 

 

Tags: Arjola Zadrimapoezi

JU SUGJEROJME

Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore
Kryesore

Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore

17/12/2022
Panairi i Librit 2022/ Nga Arti i Fjalës tek Arti i të Menduarit, 40 botime të reja në stendën e UET PRESS
Kryesore

Panairi i Librit 2022/ Nga Arti i Fjalës tek Arti i të Menduarit, 40 botime të reja në stendën e UET PRESS

16/11/2022
Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë
Kryesore

Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë

12/11/2022
“Tri Format e Mendimit”, Arben Imami: Nuk kemi fat tjetër veçse të bëjmë politikë të mirë
Kryesore

“Tri Format e Mendimit”, Arben Imami: Nuk kemi fat tjetër veçse të bëjmë politikë të mirë

10/11/2022
Next Post
Vajzukja kundrejt botës lemerisur (Poezi nga Anna Mattsson)

Vajzukja kundrejt botës lemerisur (Poezi nga Anna Mattsson)

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In