Vala e pret erën
Aty ku prisja, në breg të gjolit
Kur era i frynte valët me furi
Aty do të doja penën e Gogolit
Që të shkruaja të gjolit tragjedi…
Nuk ka asgjë që të parashikoj një histori
Të detyroj valën të derdhet në Drinin e zi
Para lotëve të gjolit ku shkrihej një dashuri
Në dritën e hënës kur vulosej një padrejtësi…
Sa i gjatë e i paciptë që u tregua viti
Iu lëshuan dyzginet tamam si Covid-it
Dhe brënda vetë gjolit dallgës iu tha fyti
Vala e pret erën tjetër, rronë nga ymyti…
Sa posht ka rënë poezia
O njerëz, ja kur të kap zilia
Rini të duket dhe pleqëria
S´të djeg as zjarri, as flaka
E re të duket edhe plaka…
Kështu lindin të them, ca “Poetë”
Rrokullisen si dru mali ndër fushë
Ndenjur ndër ferrë si pula pa fletë
Nga frika fjala u mbetej në gushë…
Kur trimat ndiqeshin e burgoseshin
I tere populli kur hante dru e dajak
“Poetët” e sojit sa na “farmakoseshin”
Silleshin si tymi i duhanit nëpër konak…
Tani që në liri kur s´të pjerdh njeri
Çirren e thërresin, Nënë Shqipëri!
Lloj i sorrollojit, çfarë “Poetë” te zi
“Patriotë” lezeti me vulë në gji…
Sotë edhe poezia u bë byk e fshi
Nga të tillë “Poetë” të vjen neveri
Kërkon të mos ket as shtyp as liri
Të vdes i vërteti poet dhe ti poezi…
Dallëndyshja ka dy troje
Ike
Kishte vese, mëngjezi i pa zbardhur
Gjolit valët e mbrëmjes i ishin tretur
Nata shikimin tepër ia kishte zbehur…
Ike
Momentin që vriste qetsia e trishtë
Vrerët kur shikonin plepat e prerë
Në drejtim të gjolit që rridhte vrere…
Ike
Gjolit pas shpine i fute ca thika
Nuk ike nga dridhjet, as nga frika
Iu shmange mëngjezit, ike nga drita…
Ike
Se gjoli i fuqishëm do zgjohej nga gjumi
Do të ulte buzët t’ia puthja ujin me qesëndi
Ti, dallëndyshe e plagosur të vije përsëri…
E heshtur është dashuria
Shpirtit kur i frynë erë dashurie
Kërkon shiun që të shpërthej
Ndjenjat kthehen në zemër rinie
Qielli lutet kohën prapë ta kthej…
Dashuria s´është plaçkë të vishet
As nuk shtrohet minder në konak
Po nuk u derdh në gotë të shkrihet
Sheqer nuk quhet por është farmak…
Dashuria nuk kërkon të lutur
As refren bajat, më do-të dua
Në zemër kur ajo është e futur
E heshtur derdhet si një krua…
Të më varrosni
Jo si myslyman
As si një kristian
Jo si Turk, jo si Arab
As si Grek as Venetian…
Të më varrosni ndershmërisht si Ilirjan
Me traditën në shpirt, në brez jatagan
Kokën nga lind dielli, erë lule jorgovan
Këmbët për nga mali, veshur me fustan…
Për mbi kokë shqiponjën dykrenare
Mbi këmbë diellin e të madhit Lekë
Në pllakën shtruar zonjën sorkadhe,
Mëmën natyrale pa kufi e pa hendek…
Të më varrosni sikur të mos kem vdek!…