Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pogba i ofrohet PSG-së, por klubi francez ka frikë nga UEFA…

by mapo.al
18/04/2018
in Sport
0

Agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola, ia ka ofruar klientin e tij PSG-së, raporton “Daily Mail”. Mesfushori i Manchester United thuhet se po përgatitet për një largim në merkaton e kësaj vere, sepse marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho është përkeqësuar në sezonin 2017-2018. PSG mund të mos jetë në gjendje ta përballojë financiarisht blerjen e Pogba, për shkak se klubi francez po përballet me akuzat e shkeljes së rregullave të “fair-play financiar” të UEFA-s.

Sidoqoftë, Paul Pogba iu ofrua PSG-së, pasi është zbuluar se Jose Mourinho është gati ta lërë francezin të largohet nga “Old Trafford”, vetëm dy vite pasi mesfushori u kthye te Manchester United nga Juventusi për 89 milionë £. Pep Guardiola zbuloi në fillim të këtij muaji se Raiola ia ofroi Pogba edhe Manchester City, në janar, çka e përforcon lajmin se agjenti i tij ka kontaktuar, gjithashtu, me PSG-në, për mundësinë e një lëvizjeje të verës.



Megjithatë, është e paqartë nëse klubi francez do të jetë në gjendje të nënshkruajë me Pogba, duke qenë se përballet me akuzat për shkelje të rregullave financiare të UEFA-s, pas blerjes së Neymar dhe Kylian Mbappe, për një shumë totale prej 365 milionë £. Real Madridi dhe Barcelona janë dy opsione të tjera, por besohet se ka pasur pak interes për të nga Spanja, deri më tani.

Kjo do të linte City, Chelsea dhe, ndoshta Juventusin, në mesin e klubeve të afta për ta përballuar tarifën e transferimit të Pogba dhe kushtet personale. 25-vjeçari aktualisht fiton më shumë se 200.000 £ në javë, duke përfshirë të drejtat e imazhit. Ai do të marrë një bonus besnikërie prej 3.46 milionë £ këtë verë, plus një rritje page prej 1.875 milionë £, nëse Manchester United kualifikohet për në Ligën e Kampionëve./TeleSport

Tags: frikaPogbaPSGUefa

JU SUGJEROJME

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023
Sport

Armando Dobra bën “bomberin” në Angli, goli i katërt për vitin 2023

11/02/2023
Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham
Sport

Arsenali dështon sërish në Premier League, Leicester mposht thellë Tottenham

11/02/2023
Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea
Sport

Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea

09/02/2023
Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën
Sport

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën

08/02/2023
Next Post
Projekt i ri në televizion? Luana Vjollca po përgatit diçka tjetër

Projekt i ri në televizion? Luana Vjollca po përgatit diçka tjetër

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In