Aktualitet

Pogradec, banesa përfshihet nga flakët, shpëtojnë familjarët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:12 - 01/02/20 |
mapo.al

Një familje prej 3 anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht pasi banesa ku ata jetonin është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.






Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzaishte në njësinë administrative të Velçanit në Mokër dhe për pasojë banesa tashmë është bërë e pabanueshme.


Kryefamiljari Luan Karasali dhe familja e tij kanë qenë në gjumë në kohë kur kanë arritur të ndjejnë zhurmën e flakëve që kishin përfshirë banesën.







Anëtarët e familjes Karasali kanë mbetur në qiell të hapur dhe për momentin po strehohen tek  të afërmit. Sipas të dhënave nga njësia Velçan, në zonë ka shkuar grupi i emergjencave civile të cilët po bëjnë edhe vlerësimin e dëmeve për të ndihmuar më pas familjen në riparimin e shtëpisë dhe orendive shtëpiake.




Familja rezulton të jetë mjaft e varfër dhe vetëm me ndihmë ekonomike, çka do të thotë se mundësitë e tyre për ta rregulluar banesën janë zero.



1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas