Bashkia Pogradec me vendim të këshillit bashkiak përjashton nga tarifat për hapësirat publike të gjithë baret dhe restorantet që operojnë me tavolina jashtë, të cilët nuk do të paguajnë taksa për periudhën shtator-dhjetor 2020.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme me qëllim për të lehtësuar sadopak biznesin që po përballet me një krizë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.