Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotën në Pogradec, ku një punëtor 55-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga skela.
Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet F.K., banues në fshatin Vërdovë.
55-vjeçari po punonte në një ndërtesë 3-katëshe, kur u rrëzua nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, njofton policia, dhe aktualisht ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve.
Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, grupi hetimor ka nisur punën.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.