fbpx

Kronika

Pogradec/ Grabiti një banesë dhe Qendrën Shëndetësore të fshatit, arrestohet 40-vjeçari





               Publikuar në : 16:33 - 12/02/19 |
mapo.al

Pogradec– Një 40-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur mjete pune në banesën e një personi, si dhe orendi dhe sende të tjera në Qendrën Shëndetësore të fshatit Vërdovë. Bëhet fjalë për personin me inicialet N.XH. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 40-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan disa nga këto orendi dhe sende të vjedhura.


Materialet për hetim ndaj tij i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.



Deklarata e plotë e Policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N.XH, 40 vjeç, pasi në fshatin Vërdovë, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur mjete pune në banesën e shtetasit G.K.

Në vijim të veprimeve proceduriale të kryera, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën e sekuestruan edhe disa orendi/sende të tjera, të cilat dyshohet se N.Xh, i ka vjedhur në  Qendrën Shëndetësore të këtij fshati, në janar të 2018.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.


Etiketa: , ,

Pas