Një grua në Pogradec është gjetur e pajetë në banesë në lagjen nr. 3 të qytetit. Dyshimet paraprake janë se ajo ka ndërruar jetë si pasojë e ilaçeve që ka pirë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
Me gruan, jetonte djali i saj 10-vjeçar, me aftësi ndryshe, që është dërguar në spital nën kujdesin e psikologut.
Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarjen e bën më të rëndë edhe fakti që para një muaji, gruas në fjalë i kishte ndërruar jetë edhe bashkëshorti.
Kjo e ka thelluar akoma më shumë tragjedinë në familjen e tyre, duke bërë që tashmë djali i vogël me aftësi ndryshe, të mbetet i vetëm pa prindër.