Kronika

Pogradec/ Po ndiqej nga policia, makina me emigrantë të paligjshëm aksidentohet, plagosen 4 sirianë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:44 - 26/07/20 |
mapo.al

4 shtetas sirianë kanë mbetur në plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në kryqëzimin e fshatit Podgorie, në Pogradec.


Mësohet se makina në të cilën ata ndodheshin po ndiqej nga policia pasi konstatoi se automjeti po transportonte emigrantë të paligjshëm.


Drejtuesi i automjetit, M. Ç., rreth 19 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por ka ecur me shpejtësi duke shkaktuar më pas edhe aksidentin.


Njoftimi i Policisë:


Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 26.07.2020, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, tek vendi i quajtur “Lapidari i Blacës”, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. Ç., rreth 19 vjeç, banues në Durrës, me një mjet tjetër furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. J., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, ku për pasojë janë dëmtuar lehtë 4 shtetas të huaj të cilët udhëtonin me mjetin tip “Audi”, të cilët morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Mjeti tip “Audi”, me të cilin po transportoheshin 7 shtetas të huaj, nuk i ka ndaluar patrullës së Policisë Rrugore, Policisë Kufitare dhe shërbimeve të FRONTEX-it, të cilët janë vënë në ndjekje të tij.

Me dy drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si edhe rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas