J. A., 23 vjeç; E. A., 26 vjeç dhe D. D., 21 vjeç, banues në Pogradec, kanë rënë në pranga ditën e sotme, pasi kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
Informacion Paraprak
Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
J. A., 23 vjeç; E. A., 26 vjeç dhe D. D., 21 vjeç, banues në Pogradec.
Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga kontrollet e shërbimeve policore pranë vendit të quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec kishte caktuar ndaj tyre, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.