Sport

Poker në Manchester, “Djajtë e kuq” shpartallojnë Chelsean (VIDEO)






               Publikuar në : 19:39 - 11/08/19 |
mapo.al

Mançester Junajtid ka shpartalluar Çelsin me rezultatin 4-0 në supersfidën e vlefshme për javën e parë të Premier Ligës. Debutim i hidhur për Frenk Lampard në stolin e “bluve të Londrës”, në një sfidë që u dominua nga “Djajtë e Kuq”.


Në fakt, miqtë e nisin ndeshjen shumë më mirë dhe krijojnë mundësi shënimi, por avantazhin e gjejnë të zotët e shtëpisë kur Markus Rashford në të 18-ën ekzekuton saktë nga 11 metrat.

Në të 65-ën Martial finalizon saktë një kundërsulm të befasishëm. E njëjta pamje dhe dy minuta më pas, kur Rashford bën të njëjtën gjë si francezi.

Çelsi e humbet, ndërsa Junajtidi do të shënojë pokerin e golave me Xhejms në minutën e 81-të, duke e kthyer në festë pasditen për tifozët e tij, ndërsa blutë përjetojnë ferrin e “Djajve të Kuq”.


Etiketa: , ,

Pas