Kryesore

Polemikat/ Meta: Para ligjit autorët e krimeve zgjedhore! Rama: Përfshirja e presidentit, krim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:52 - 15/10/20 |
mapo.al

Kanë vijuar replikat mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.



Ka qenë Kreu i Shtetit Meta ai që duke përgëzuar Presidentin e Kirgistanit për dorëheqjen pas manipulimit të zgjedhjeve, e ka lidhur me rastin e qeverisë shqiptare, ku shkruan “Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë”.


“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë. Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve. Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!”, shkruan Meta.



Nuk ka vonuar as përgjigja e kreut të qeverisë Rama, i cili në Twitter kësaj radhe ka shtuar se krim zgjedhor konsiderohet edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje.

Lexo edhe :  Denoncimi i PD: Programi i rindërtimit abuzues, 1.2 milionë euro të vjedhura për çdo shkollë

“Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!”, shkruan Rama.


LEXO EDHE: 

Dorëheqja e presidentit të Kirgistanit, Meta: Populli trim i tregoi botës si rrëzohen regjimet


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas