Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Polic ishe, polic ngele”/ Kryemadhi replikon me Lleshajn: Ke në Ministri persona të dënuar jashtë vendit

by mapo.al
30/10/2020
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI në Pogradec, ka reaguar në lidhje me debatin Lleshaj-Murrizi një ditë më parë në Parlament.

Shprehjen “Polic ishe, polic mbete” të ministrit Lleshaj ndaj deputetit Murrizi, Kryemadhi e ka cilësuar si tallje. Ajo ka vijuar më tej duke thënë se pjesë e policisë janë trafikantë të dënuar jashtë Shqipërisë, teksa ka shtuar se vetëm nëse ke kryer vepra kriminale mbështetesh nga Kryeministri Rama.



“Dëgjojmë në televizor Ministrin e Brendshëm që tallet me policët, edhe pse është ministri i policëve, e ndërkohë shikojmë absurditete të tjera më të mëdha nga mëngjesi deri në darkë, të një kryeministri në ikje, që tallet me shqiptarët.

Në fakt do kthehem vetëm pak për Ministrin e Brendshëm, që tallet me policët, sepse në Ministrinë e Brendshme nuk ka më policë që janë të gatshëm të japin jetën për të mbrojtur vendin, për të mbrojtur ligjin, për të mbrojtur qytetarët. Në polici ka trafikantë, të cilët janë të dënuar jashtë Shqipërisë, të cilët janë ata që kontrollojnë patrullat e policisë.

Ne heqim Kryetarin e Bashkisë Valdrin Pjetrin si trafikant nga Shkodra, ndërkohë vëllain e Valdrinit e kemi në SHKB, që qëllon, godet dhe përzë patrullat e policisë, kur kërkojnë për të parë se çfarë ndodh. Prandaj është kjo urrejtje e Ministrisë së Brendshme për Policinë e Shtetit.

Prandaj e quajnë turp të veshësh uniformën e dalë boje të një polici, i cili është i gatshëm për një rrogë të papaguar për punën që bën, të lëri edhe fëmijët e tij jetim. Dhe në fakt sot duhet të jesh trafikant, duhet të jesh kriminel, duhet të jesh oligark, që të kesh përkëdheljen e qeverisë së Edi Ramës“, u shpreh Kryemadhi.

Tags: Monika KryemadhiMyslim MurriziparlamentpolicSandër LleshajVideo

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Lëviznin pa maskë anti-COVID, policia gjobit 727 qytetarë (VIDEO)

Lëviznin pa maskë anti-COVID, policia gjobit 727 qytetarë (VIDEO)

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In