fbpx

Aktualitet

Poliçan/ Dy vjet pa paga, punonjësit e Uzinës së Armëve në protestë





               Publikuar në : 15:32 - 14/06/19 |
mapo.al

Punonjësit e Uzinës së Armëve në Poliçan kanë dalë sot sërish në protestë, pasi prej 2-vjetësh nuk marrin asnjë pagë për punën që bëjnë. Në protestën e 8-të në dy vjet, ata janë grumbulluar bashkë për të protestuar përpara portës kryesore të Uzinës. Edhe pse në këto vite ata i janë drejtuar me shkresa zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kryeministrit, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive për zgjidhjen e këtij problemi.


Prej 2-vitesh punonjësit nuk kanë asnjë pagë dhe gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar së tepërmi. Sipas punonjësve të Uzinës së Armëve, kjo gjendje e krijuar, i ka rrënuar ekonomikisht dhe i ka kredhur në borxhe.



“Edi Ramës i dhamë edhe tepsinë edhe timonin dhe prej 2-vjetësh që nuk na jepet asnjë pagë,ai nuk i përgjigjet ankesave tona”-, shprehen ata.



Etiketa: ,

Pas