Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skrapar, ku një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkëmbi.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Grepi i Sterrës”, në fshatin Kapinovë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktima është identifikuar shtetasi Hekuran Gega, banues në Poliçan.
Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë parë skenën e tmerrshme.
Të njëjtat burime thanë se i moshuari kishte shkuar në mal për të mbledhur çaj, por kishte rënë aksidentalisht nga shkëmbi.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.