fbpx

Aktualitet

Policë të BE në kufijtë shqiptarë, Rama: I lumtur për dy arsye





               Publikuar në : 11:15 - 21/05/19 |
mapo.al

Nga sot, pikat e kalimit kufitare të Shqipërisë do të monitorohen nga 50 oficerë të FRONTEX. Kjo është marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian. Në ceremoninë e zhvilluar në Tiranë, kryeministri Edi Rama deklaroi se ishte i lumtur për dy arsye. E para, tha ai, sepse Shqipëria po bëhet pjesë e këtij projekti të rëndësishëm dhe së dyti sepse sot ndodhet përballë mikut të tij të vjetër, komisionerit të BE për emigracionin, Dimitris Avramopulos.


“Jam i lumtur, së pari për arsyen se përse jemi sot këtu, një arsye e qenësishme për tu ndjerë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm për Europën dhe arsye tjetër është personale. Për faktin se jam sot me një mik shumë të vjetër, koha bën të vetën, që në disa role ka treguar me vepra një miqësi shumë të sinqertë, jo vetëm ndaj meje por shqiptarisë, komisioneri Dimitris Avramopulos, pa të cilin pa diskutim edhe ky projekt që sot nis të jetësohet, zor se do ë ishte imagjinuar e jo realizuar.



Kështu që me vetëdijen e të qenë në një konflikt interesi për shkak të marrëdhënies personale që kemi, doja ta falënderoja me gjithë zemër për praninë dhe dedikimin ndaj një fushe ku, kur e mori detyrën, mua mu duk sikur i kishin lënë pjesën më të minuar të zonën së interesave dhe sfidave të KE, por sot mund të thuhet me plot gojën se është bërë një progres i madh”, u shpreh Rama.


<
>
policet e BE rama me policet e be1 rama me policet e be policet e BE1

Kreu i qeverisë shtoi se “prania në Tiranë të të gjithë juve në fillim të marrëveshjes së patrullimit të kufijve, është shumë domethënëse për vëmendjen dhe mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë”. “Në kuadër të përmbushjes së rolit tonë si një vend kandidat në BE, me amabicie për të qenë nesër anëtarë, por dhe se falë jush dhe përmes jush ne do të jemi në gjendje ti tregojmë miqve dhe partnerëve të BE, edhe më mirë dhe me fakte shprehjen e vullnetit tonë të palëkundur për të qenë në këtë copëz të Europës një partner dhe vend tërësisht i besueshëm.

Nisja e zbatimit të këtij projekti një marrëveshje që e bën Shqipërinë të jetë vendi i parë në Ballkan që do të monitorë të gjithë perimetrin e jashtë, përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të kemi sukses në këtë projekt. Më këtë marrëveshje, në kthemi në një kontributor të drejtpërdrejtë, por dhe në luftën kundër krimit të organizuar, e vendos në një pozicion më të vecantë, në aspektin e dhënies së kontributit por dhe përfitimet nga pjesë marrja në këtë projekt.

Përfitimet janë disa, marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit të shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut, dhe përballimit të fluksit migratore nga vendet e tjera. Shqipëria është përballur me një rritje të fluksesve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me atë 2017, dhe 26.5 % më shumë këtë vit, janar-prill, krahasuar me një vit më parë.

Nuk jemi një vend ku ata që vijnë, shihen si rrezik apo si problem, për arsye të traditës sonë, dhe nuk jemi një vend ku janë dëgjuar ndonjëherë klithma për shkak të prurjeve nga vendet e tjera. Jemi në vend që jo shumë larg në kohë, ka strehuar gjysmë milioni refugjatë luftë në këtë vend të vogël, pa i kërkuar askujt asgjë, dhe siç e shikoni jemi këtu, jemi gjallë, shumë më mirë seç ishim në atë kohë, dhe kemi të shënuar në librin e historisë sonë një faqe që jemi të gjithë krenar”, tha kryeministri.


Etiketa: , , , ,

Pas