KMR

Policë të zhveshur dhe muskulozë mbi autoblinda, parada që u bë virale në rrjetet sociale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:52 - 20/10/20 |
mapo.al

Në Egjipt, oficerët e ardhshëm të policisë organizuan një paradë të pazakontë. Të diplomuarit e akademisë së policisë dolën topless nëpër rrugët e Kairos. Oficerët e rinj të zhveshur tregonin muskujt e tyre të hipur mbi autoblinda.







Të shumta ishin ata persona të cilët e krahasonin me një event të komunitetit LGBT.





Përveç trupit muskuloz, të rinjtë demonstruan edhe aftësi sportive. Oficerët e ardhshëm të policisë u hodhën mbi unaza me zjarr, kryen marifete akrobatike, demonstruan aftësi në trajtimin e armëve.





Të tjerë tregonin aftësitë e kamuflazhit duke u fshehur në ferra artificiale apo makina karnavalesh.

Të shumta ishin ata persona të cilët e krahasonin me një event të komunitetit LGBT.

Një prej tyre shkruante: “Jo, kjo nuk është parada e krenarisë gay, por ceremonia mbyllëse e akademisë së policisë në Egjipt”.

Një tjetër tallej: “Në Egjipt krimi qenka shumë i çuditshëm.”

Për të parë videon klikoni këtu.

 

1


Etiketa: , , ,

Pas