Aktualitet

“Policët civilë janë të droguar” – Edmond Budina në protestë: Edhe unë jam një nga ‘halabakët’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:57 - 12/12/20 |
mapo.al

Regjisori Edmond Budina, në një prononcim për mediat nga protesta në Tiranë, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia, tha se edhe ai është një prej ‘halabakëve’.





Kjo ishte fjala të cilën kryeministri Rama e përdori ndaj të rinjve që protestonin. Jo vetëm kaq, ai i ka quajtur vandalë, e lukuni halabakësh.


Budina tha se prindërit, duhet të dalin bashkë me fëmijët e tyre e të mos dëgjojnë urdhërat e atyre që i shkelin.




Ai shtoi se ka dalë të protestojë kundër pushtetit fashist të Edi Ramës.


“Jam protestues. Unë jam një nga halabakët. Jam halabak që proteston kundër këtij pushteti fashist. Policia erdhi në shashka dhe mbyti njerëzit në gaz. Ne jemi grup njerëzish që mbrojmë teatrin dhe ata lëshojnë tymuese, për të vrarë njerëzit, për të krijuar terror.


Ne 3 vjet e treguam më së miri me kulturë dhe dashuri dhe ata vetëm dhunën dinë. Unë protestoj për demokracinë në Shqipëri. Dhuna prodhon dhunë, Rama prodhon dhunë. Edhe Lleshaj prodhon dhunë, thotë se njerëzit janë të droguar, ta bëjë Rama i pari testin e drogës”, tha Budina.

Lexo edhe :  Meta nderon 5 heronj të LANÇ në Vlorë: Lirinë ta mbrojmë duke refuzuar shtypjen

Edmond Budina shtoi se ka vënë re se bëhen akuza se të rinjtë përdorin drogë, por theksoi se ata që drogohen në të vërtetë janë policët civilë dhe se i ka parë me sytë e tij.

“Unë do të jem me qytetarët e Tiranës derisa këta të japin dorëheqjen. S’jam për fëmijët të dalin në rrugë, por është e drejtë e tyre, prindërit e tyre të dalin e të protestojnë kundër dhunës që prodhohet në këtë vend. Të droguar janë policët civilë. I kam parë me sytë e mi”, theksoi Budina.

Ndërsa, një 18-vjeçar ishte gjithashtu mes protestuesve. Ai tha se nuk ka frikë të protestojë dhe se kërkojnë largimin e Ardi Veliut nga policia.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas