Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Policët” vazhdojnë të terrorizojnë

by mapo.al
30/11/2014
in Kronika, Kryesore
0

policetPersona të veshur si policë kanë grabitur edhe një familje në Vlorë.

Ngjarja vjen vetëm katër ditë pasi grabitës të maskuar si forcat e rendit, grabitën një familje në Lezhë.



Këtë herë ngjarja ka ndodhur në lagjen Isa Boletini në Vlorë.

Rreth orës 4:00 të mëngjesit, persona të identifikuar si policë kanë hyrë në banesën e Dule Begajt.

Por familjarët kanë bërë rezistencë ndaj grabitësve.

Teksa vajza 22- vjeçare ka tentuar t’i heqë maskën grabitësit, është goditur në ballë me qytën e armës.

Më pas grabitësit kanë hapur zjarr në korridorin e katit të tretë të banesës.

“Në orën 04: 00 të mëngjesit elementë të maskuar vinë dhe hapin derën. Në atë kohë del vajza para, debaton me ta, ata i thonë jemi policia dhe i drejtojnë automatikun. Ndërkohë kjo i shikon mirë dhe i ofendon plehra dhe tenton ti heqë maskën.

Në atë kohë e shtyjnë vajzën me forcë dhe me pjesë të automatikun e çajnë në pjesën e djathtë të ballit. Ndërkohë duke ulëritur kjo u çuam të gjithë nga gjumi. Kur dolëm ne ata hodhën një ilaç që na qorruan nga sytë.

Për 2-3 minuta, këtu nuk shikoje dot edhe nga spraiti dhe nga të shtënat me armë. Qëlluan me breshëri automatiku kur panë që dolëm të gjithë nga dhomat dhe ikën”.

Kryefamiljari, Dule Begaj, nuk fsheh habinë që përveç terrorit të ushtruar, grabitësit nuk u kishin kërkuar asgjë materiale apo para.

“U tremba kur qëlluan vajzën me qytë. Ikën pastaj. Nuk morën asgjë dhe kjo më befason. Po të ishin për të vjedhur do të thoshin lekët sa ke. Nuk e di. Unë në telekom punoj, në telekomin e Vlorës”.

Ndërkohë katër ditë më parë u grabit një familje në Kallmet të Lezhës.

“Policët” u morën atyre rreth 13 milionë lekë të vjetra.

Ish- kryeministri Sali Berisha thotë se ngjarja e rëndë nuk është mbyllur me kaq.

“Policia arreston dhe mban në burg Kol Gegën pasi denoncoi se policë me uniforme dhe me makinë policie, pasi bënë kontrollin në banesë, i vodhën 13 milionë lekë. Shkaku i arrestimit është se po rindërtonte shtëpinë pa dokumente të rregullta. Kësaj i thonë ankohu po deshe kur të vjedhim se ta bëjmë dhe më zi,” shkruan Berisha.

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post

Dule akuzon Ramën për klientelizëm

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In