Kryesore

Mapo siguron pamjet, momenti kur makina fluturon në ajër policin e rrugores (Video)







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:52 - 04/05/20 |
mapo.al

Mapo ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë i pasdites së sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet përplasi policin e rrugores i cili ndodhej jashtë rruge. Në pamje duket se makina vjen me shpejtësi dhe përplas efektivin e policisë duke e hedhur disa metra në ajër, e më pas ky i fundit mbetet i shtrirë në tokë.


Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se efektivi ishte duke kryer veprimet procedurale për masë administrative ndaj automjetit tip BMW anash rrugës, kur papritur automjeti tjetër me drejtues një 21-vjeçar e hedh në ajër.


Efektivi i policisë është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të mëtejshme hetimore.



 




Etiketa: , ,

Pas