Kronika

Polici ngacmoi 15-vjeçaren, nëna e vajzës: S’më pranuan denoncimin, thanë është me Rilindjen




               Publikuar në : 11:28 - 12/02/19 |
mapo.al

Një punonjës i policisë në Malësinë e Madhe është vënë në pranga policia, pasi dyshohet së ka ngacmuar seksualisht më një të mitur.


Bëhet fjalë për shefin e policisë në Gruemirëm Berhan Bajrakurti. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të prindërve, të 15-vjeçares. Këta të fundit kanë parë videot në telefonin e vajzës së tyre dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Reporteri i A2CNN në Shkodër raporton se: “Materiali është regjistruar në banesë personale. Video është gjetur nga nëna e vajzës dhe më pas është dorëzuar nga ajo në media, e më tej edhe në polici. Nuk i kanë pranuar denoncimin, të paktën sipas saj, e cila shprehet se në polici i kanë thënë që të mos merret me atë person pasi është malësor e me “Rilindjen”. Disa orë pasi video është bërë publike, është bërë shoqërimi i policisë”.

Ngjara në Malësinë madhe vjen pas asaj të Kavajës ku një 13-vjeçare u abuzua nga disa bashkëmoshatarë të saj. Shoqëria civile protestoi sot në Shkodër, kundër abuzimeve seksuale dhe dhunës.


Etiketa: , , , , ,

loading...
KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas