Të identifikuar si E.Rodriguez dhe G.Casiano, dy oficerët po arrestonin 26-vjeçarin Riboberto Castillo, i cili ishte nën ndikimin e kokainës. Castillo po përpiqej të shpëtonte, ndaj njëri prej policëve nxori pistoletën elektrike, por në vend që të qëllonte të arrestuarin, goditi kolegun e tij. Polici bie menjëherë në asfalt nga tronditja e pistoletës elektrike. Gjithçka është filmuar nga një kalimtar.