Aktualitet

Polici ngriti grup të gatshëm për të shpërndarë drogë, dyshimet për kolegët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 25/05/21 |
mapo.al

Edvin Sinani, efektivi i policisë që u pezullua një ditë më parë për shkak se akuzohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike, është vënë nën hetim prej 6 muajsh.






Burime bëjnë me dije se indicia për hetimin e tij ka ardhur pas goditjes së disa grupeve të vogla të shpërndarjes së kanabisit, për të cilët ka pasur dyshime se bashkëpunonin me punonjës të policisë.


Pas hetimeve disamujore, SHÇBA ka mbërritur në gjurmët e efektivit Sinani që rezultoi të ishte i implikuar në grupe kriminale në shpërndarjen e narkotikëve.







Hetimet janë zgjeruar edhe në disa persona të tjerë që dyshohet se ishin pjesë e kësaj skeme dhe nuk përjashtohet përfshirja e efektivëve të tjerë.



Për çfarë akuzohet polici?



Gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie sipas SHÇBA-së dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të policisë.

LEXO EDHE:

Organizonte persona për shpërndarjen e drogës, pezullohet polici në Durrës

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas