Një polic meksikan, pjesëtar i forcave elitare dhe që ndihmoi me arrestimin e djalit të El Çapos, është vrare te parkingu i një qendre tregtare në Meksikë. Gjithçka zgjati rreth 30 sekonda dhe sipas Daily Mail, autorët qëlluan të paktën 150 plumba mbi makinën e bardhë.
Autoritetet thanë se oficeri i vdekur quhet Eduardo ‘N’, 32 vjeç. Ai ishte pjesë e grupit policor që ndihmoi me arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të El Çapos, muajin e shkuar.
Por policia e liroi shpejt Ovidion, pasi anëtarët e kartelit, të urdhëruar nga vëllai i të arrestuarit, djali tjetër i El Çapos, u vërsulën menjëherë, me dhjetëra njerëz të armatosur, duke sulmuar policinë e duke shkaktuar kaos nëpër rrugë.
Autoritetet meksikane thanë se e liruan për të shmangur vdekje të tjera.